Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Sherh Sahih el-Bukhari (2/332-333)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Imam Bukhari ka thënë:
6 – Ai që hyn në një xhami duhet ti falë dy rekate
444 – Abdullah bin Jusuf na tregoi: Maliku na informoi, nga Amiri bin Abdil-lah bin ez-Zubejri nga Amr bin Sulejm ez-Zuraki, nga Ebu Katade es-Sulejmi i cili tregoi se i dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
”Nëse ndonjëri prej jush hyn në xhami, ai duhet ti falë dy rekate para se të ulet.”
Ky hadith transmetohet në dy mënyra:
I pari:
”Nëse ndonjëri prej jush hyn në xhami, ai duhet të falë dy rekate para se të ulet.”
I dyti:
”Nëse ndonjëri prej jush hyn në xhami, të mos ulet derisa t’i falë dy rekate.”
Hadithi don të thotë se ai duhet të falë dy rekate kur të hyjë në xhami, jo se janë për qëllim dy rekate të posaçshme. Kjo do të thotë se nëse një person hyn në xhami dhe i falë dy rekate vullnetare para namazit të detyrueshëm, atëherë kjo mbulon këto dy rekate të xhamsë. Qëllimi është që ai të mos ulet para se ti falë dy rekate. E njëjta gjë vlenë, nëse ai hyn në xhami dhe i bashkangjitet menjëherë namazit farz; ai nuk duhet ti përsëris këto dy rekate për xhami, sepse qëllimi është arritur.