“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Cilat janë sunnetet ratibeh?

Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva 

Burimi: Fetva nr: 482/10

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Falja e namazeve sunneteve të cilat quhen ratibeh, a mjafton nëse nuk falen dy rekatet me rastin e hyrjes në xhami?

Përgjigje: Sunnetet ratibeh janë të njohura në hadithet autentike nga i dërguari ﷺ dhe janë dymbëdhjetë: katër para farzit të drekës të cilat falen dy nga dy, dy pas farzit të drekës, dy pas farzit të akshamit, dy pas farzit të jacisë dhe dy para farzit të sabahut. Profeti ﷺ ishte i kujdesshëm ndaj tyre dhe i falte rregullisht. Ndërsa, në lidhje me katër sunnetet para farzit të ikindisë, në një hadith i dërguari ﷺ thotë:

رحم الله امرأ صلى قبل العصر أربعا

“Allahu e mëshiroftë atë të cilin i falë katër rekate para namazit të ikindisë!”

Por, këto nuk janë në cilësinë e ratibeve (jo të rregullta).

Gjithashtu, është mirë që çdo herë mes ezanit dhe ikametit në namazin e akshamit dhe jacisë të falen nga dy rekate, siç thotë i dërguari i Allahut ﷺ:

بين كل أذانين صلاة

“Mes dy ezaneve ka namaz.”

Do të thotë mes ezanit dhe ikametit.

Është e preferueshme që këto namaze të falen, por jo në cilësinë e ratibeve. Dhe për këto dy rekatet që janë përmendur në hadithin e fundit, është qëllimi në namazin e akshamit dhe të jacisë. Kushdo që falë në këtë kohë dy rekate apo falë sunetet ratibe në xhami që e kanë vendin para farzeve, i mjaftojnë edhe për dy rekatet e hyrjes në xhami.

Shpërndaje:

Dela på facebook
Dela på whatsapp
Dela på telegram