“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Cilat libra duhet ti’a mësojmë rinisë?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: http://www.alrbanyon.com/vb/showthread.php?t=8115

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com 

Pyetje: Pyetësi ka shkruar emrin e individit që ju keni përmendur tashmë. Unë nuk dua ta përsëris emrin e tij, ndryshe nga titulli i librit. Ai thotë në parathënie të librit “Menhexh-ul-Enbija fid-Da’uah ila Allah”:

“Kam shikuar në librat e besimit dhe e pash se ato e kishin zgjidhjen për problemet e asaj kohe. Ato janë të mërzitshme sepse ato përbëhen nga tekste dhe gjykime që janë një arsye pse shumë të rinj janë distancuar prej tyre.”

Çfarë do të thoni për këtë?

Përgjigje: Sa për mua, unë nuk kam asnjë problem që të përmendi emrin e tij: Muhammed Surur Zejn-ul-Abidin. Ai e ka një metodologji të Tekfircave ndaj pushtetarëve dhe një metodologji të pa qartë ndaj të gjithë të tjerëve. Është ai që qëndron pas “Al-Muntada el-Islami” në Londër. Këtë deklaratë që ai e bën  është refuzuar. Kjo është jashtëzakonisht e rrezikshme. Ai është një nga ata që thërrasin në Fikh-ul-Uaki1 në masë të madhe. Kam pas ndërmend të flas për këtë deklarat gjatë ligjërimit, por Allahu e shpërbleftë pyetësin.

Muhammed Surur Zejn-ul-Abidin thotë në “Menhexh-ul-Enbija”, në të cilën ai fare nuk pason metodologjinë e profetëve dhe thotë librat e vjetra të besimit përbëhen vetëm nga gjykime prandaj nuk janë të përshtatshme për të rinjtë. Prandaj, të rinjtë janë distancuar prej tyre.

Me çka ti lidhim të rinjtë nëse jo me libra sikurse libri i Imam Ahmedit “es-Sunneh,”2 “es-Sunneh” nga Imam el-Khallal, “es-Sunneh” nga Imam Ibn Ebi Asim, “Kitab-ut-Teuhid” nga Imam Ibn Khuzejmeh, librat e Ibnu Tejmijes, “Sherh Usul I’tikad Ehl-i-Sunneh uel-Xhema’ah”, Sherh Usul I’tikad Ehl-is-Sunneh nga Imam el-Lalekai dhe “Sherh-us-Sunneh”3 nga Imam Berbahari? Me kë ti lidhim ata nëse jo me këto libra që sqarojnë dhe shpjegojnë Kuranin dhe Sunnetin?

A ti lidhim ata me librat “el-Usul el-Ishrun”, “Mudhakkirat-ud-Da’i ued-Dau’ah” dhe “Kafilat-ul-Ikhuan”, në të cilën autori citon:

“I vetmi ndryshim midis nesh dhe jehudëve është mosmarrëveshje financiare.”

A ti lidhim ata me ata që thonë se emrat dhe cilësitë e Allahut i përkasin mosmarrëveshjeve brenda degëzimeve?

A ti lidhim ata me librat që thotë:

“Ne bashkëpunojmë në atë që jemi dakord dhe justifikojmë njëri-tjetrin në atë që nuk pajtohemi.”?

A ti lidhim ata me njerëz që nderojnë Shiitët dhe Rafidat sikurse et-Turabi? A e dini se kush është et-Turabi? Unë kam librat e tij dhe konspektin. Betohem në Allahun se ato përbëhen nga blasfemia. Betohem në Allahun se kablasfemi në to. Ai mohon hadithe dhe shmanget nga disa çështje të Fikhut. Bëhet fjalë për çështje të rrezikshme. Ai ka deklarata të rrezikshme lidhur me përzierjen e gjinive. Ai thotë se situata aktuale kërkon dije lidhur me çështjet bashkëkohore dhe se burrat dhe gratë studiojnë së bashku. Ai thotë se ne duhet të ndryshojmë shumë gjëra.

Pra, me kë ti lidhim ata? Unë nuk e pengoj muslimanin që të përfitojë nga librat që i shërbejnë metodologjisë Selefite, edhe nëse ato janë të shkruara sot, për derisa ato i shërbejnë metodologjisë Selefite që është më e shëndetshme, më e ditur dhe më me urtësi.

Sa i përket librave për të cilat nuk kemi nevojë dhe të cilat përbëhen nga gabime, kështu që të rinjve nuk i lejohe ti lexojnë ato kurrë përderisa ata të kenë mbrojtur veten e tyre me librat e besimit (duke i mësuar dhe zotëruar ato), të reja apo të vjetra, të cilat i kam përmendur.


1 https://www.perlatmuslimane.com/3-kutpimi-i-fikh-ul-uaki-aktualitetit/

 2 https://www.perlatmuslimane.com/category/libra/usul-is-sunneh/

3 https://www.perlatmuslimane.com/category/libra/sherhu-sunneh/

Shpërndaje: