“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Cilësitë që nuk duhet t’i ketë kafsha e cila bëhet kurban

Imam Ibn Kajim el-Xheuzijeh (v. 751)
Zadul-Me’ad (2/292-293)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Prej sunnetit të profetit ﷺ është që, ai i cili synon për të therë kurban, të mos heq diç nga flokët dhe thonjtë e tij gjatë dhjetë ditëve të para të Dhul-Hixhes. Është konfirmuar në Sahihun e Muslimit[1] se kjo është e ndaluar. Kurse Darakutni, në lidhje me këtë transmetim ka thënë:

“Unë mendoj se ky transmetim është nga fjalët e Ummu Selemes.”

Kur profeti ﷺ donte që të zgjedhë kafshën për ta therë për kurban, ai sigurohej që ajo të dukej e mirë dhe që të mos kishte ndonjë mangësi. Ai ndaloi që të sakrifikohet kafsha me vesh të prerë dhe me bri të thyer, në qoftë se kishte vetëm gjysmën e veshit ose gjysmën e bririt dhe më shumë. Këtë e ka transmetuar Ebu Daudi.

I dërguari i Allahut ﷺ ka urdhëruar që veshët dhe sytë e kurbanit të jenë të shëndetshëm dhe të mos ketë në to mangësi.

Gjithashtu, i dërguari i Allahut ﷺ ndaloi therjen e kafshës me një sy dhe kafshën të së cilës pjesa e përparme ose e pasme e veshit i është prerë dhe kafshën të së cilës i është prerë veshi apo i është shpuar. Këtë e ka transmetuar Ebu Daudi.


[1] Muslimi (1977).

Shpërndaje: