Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Cili është gjykimi për namazin e teravive?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 
Burimi: esh-Sherh el-Mukhtasar (1/473)
Përgatiti: www.perlat-muslimane.com
 
”Namazi i Teravive është i rekomanduar dhe i veçantë për muajin e Ramazanit.
 
Preferohet që falja e tij të jetë me xhemat.
 
Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) e fali atë disa netë me sahabet. Pastaj ai e braktisi faljen me xhemat dhe e fali atë në shtëpinë e vet. Ai u tregojë atyre se arsyeja për mosdaljen në namaz me xhemat ishte nga frika se namazi i teravive me xhemat do t’u obligohej, gjë e cila ishte e rëndë për t’iu përmbajtur.
 
Prandaj (falja e teravive me xhemat) mbetet vepër e preferuar sepse Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) e fali atë me sahabet e tij për disa netë. Sepse nuk u bë i detyrueshëm prandaj ai e braktisi vazhdimin e faljes me xhemat. Ky namaz është i rekomanduar jo i detyrueshëm.
 
Sahabët (radija Allahu anhum) e falnin atë gjatë kohës së Profetit (sal Allahu alejhi ue selem) në grupe-grupe.
 
Disa faleshin vetëm, disa dy nga dy dhe disa tre nga tre e kështu me radhë.
 
Ata faleshin në grupe në xhami. Kjo ishte gjendja edhe gjatë hilafetit të Ebu Bekrit dhe në fillim të hilafetit të Umerit.
 
Pastaj Umeri (radija Allahu anh) dëshiroi që t’i tubojë të gjithë ata pas një imami të vetëm në vend që të jenë në grupe e ë ndarë
 
Kështu ai e ringjalli këtë Sunnet të Profetit (sal Allahu alejhi ue selem), e të cilin e kishte falur gjatë disa netëve dhe të cilin e kishte braktisur për shkak të frikës se do t’i obligohej besimtarëve.”

Shpërndaje: