“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Cili është gjykimi për shpërthimet që po ndodhin në vendet jomyslimane?

Shejkh Ali Naser el-Fakihij 

Burimi: Sherh Tefsir es-Sa’di (2:178-179), 08/14/1423 në mesxhidin-Nebeui

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Cili është gjykimi për shpërthimet që po ndodhin në vendet jomyslimane?”

Përgjigje: “Ato nuk janë të lejuara. Shpërthimet që po bëhen sot (në vende jomyslimane) është pikërisht ajo që po ndodhë edhe në vendin tonë. Ju të gjithë e dini se çfarë ka ndodhur kohët e fundit në Riad. Ajo çfarë i shtyu këta njerëz që të kryejnë këto akte nuk është asgjë tjetër pos bindjes së tyre të prishur. Kjo bindje u thotë atyre që ata të vrasin jomyslimanët dhe ata që sipas tyre i përfshin i njëjti gjykim. Ata besojnë se myslimanët janë bërë renegat dhe jobesimtarë për shkak të mëkateve të tyre të mëdha. Ata të bërit biznes me jobesimtarët, e interpretojnë si besnikëri dhe bindje ndaj tyre. Kjo, sepse ata nuk shohin asnjë dallim mes biznesit dhe besnikërisë. Të qenit besnik ndaj jomyslimanëve (sipas tyre) do të thotë t’i duash ata, t’i ndihmosh, t’i mbështetësh dhe të mërzitesh kur atyre nuk u shkojnë mirë punët.

Myslimanët në këto kohëra janë tepër të dobët. Ne nuk kemi prodhim të avionëve, veturave dhe nuk kemi tanke tona. Nga kush duhet t’i blejmë ato pra? Prej tyre. A do të thotë kjo që ti ke vepruar në mirëbesim ndaj tyre? Jo, nuk do të thotë.

Ata që mendojnë kështu, atyre u është shpërlarë truri. Mendjet e tyre të prishura mendojnë se të gjithë myslimanët janë bërë jomyslimanë. Prandaj pyetësi po pyet për librin “Fi Dhilalil-Kuran” (“Nën Hijen e Kuranit”, me autor Sejjid Kutbit). Në këtë libër ndodhen devijime të vërteta. Nëse e lexon shpjegimin e tij për Fjalën e Allahut:

قُلْ أَيُّ شَيْءٍ أَكْبَرُ شَهَادةً قُلِ اللّهِ شَهِيدٌ بِيْنِي وَبَيْنَكُمْ وَأُوحِيَ إِلَيَّ هَذَا الْقُرْآنُ لأُنذِرَكُم بِهِ وَمَن بَلَغَ أَئِنَّكُمْ لَتَشْهَدُونَ أَنَّ مَعَ اللّهِ آلِهَةً أُخْرَى قُل لاَّ أَشْهَدُ قُلْ إِنَّمَا هُوَ إِلَـهٌ وَاحِدٌ وَإِنَّنِي بَرِيءٌ مِّمَّا تُشْرِكُونَ

“Thuaj: “Cila është dëshmia më e madhe (që ti je profet)?” -dhe përgjigju: “Allahu është dëshmitar midis meje dhe jush”. Ky Kuran më është shpallur, në mënyrë që nëpërmjet tij t’ju tërheq vërejtjen juve dhe kujtdo që i përcillet. A mos vallë ju dëshmoni se, përveç Allahut ka edhe zota tjerë? Thuaj: “Unë nuk dëshmoj”. Thuaj: “Vërtet, Ai është vetëm Një Zot dhe unë jam larg nga ato që ju ia shoqëroni Allahut (në adhurim)”.” 6:19

E gjeni atë (Sejjid Kutbin) duke thënë: “I tërë njerëzimi kanë dalë nga “Nuk ka zot tjetër të vërtet pos Allahut” dhe janë bërë renegat.”

Referohuni librit dhe botimit të fundit. Ai thotë se të gjithë njerëzit kanë braktisur “Nuk ka zot tjetër të vërtet pos Allahut” duke përfshirë edhe muezinët që thërrasin për në namaz. Ky libër ka thënie të ngjashme. Lexoni atë dhe do ta shihni. Ai thotë: “Ata meritojnë dënimin më të ashpër në ahiret, bile dënim më të ashpër sesa dënimi i idhujtarëve.”

Këto nuk janë fjalët e mia, por të autorit. Referohuni tek libri dhe veçanërisht tek ky ajet.

Ky mendim u miratua nga këta të rinjtë budallenj. Atyre u lindi ideja se të gjithë njerëzit janë bërë renegat dhe prandaj zbatuan këto gjykime mbi myslimanët, ndërsa i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thënë:

من يرد الله به خيرا يفقه في الدين

“Atij që Allahu ia do të mirën, ia bën të kuptueshme fenë.”

Prandaj, është e detyrueshme t’i referohemi Kuranit dhe Sunnetit dhe dijetarëve që i shpjegojnë ato. Por në qoftë se studion vetë ose me këtë njeri (d.m.th. me librat Sejjid Kutbit, apo me njerëz që kanë ideologjinë e tij), atëherë do të zbatosh këto gjykime të devijuara edhe mbi myslimanët (se lere më ndaj jomyslimanëve!).”[1]

___________________________________
[1] Nuk do të thotë që dikush të jetë jomyslimanë, e të lejohet vrasja e tij; jo, në asnjë mënyrë. Ashtu siç edhe kuptohet nga fjalët e Shejkhut në fillim të përgjigjes.

Shpërndaje: