Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gjykimi për ta prishur agjërimin gjatë thirrjes së ezanit nëse muezini e thërret pesë minuta para perëndimit të diellit?

Alameh Ahmed bin Jahja en-Nexhmi (v. 1429)

Burimi: Fataua Sijam

www.perlatmuslimane.com

Pyetja nr 21: Cili është gjykimi për ta prishur agjërimin gjatë thirrjes së ezanit nëse muezini e thërret pesë minuta para perëndimit të diellit?

Përgjigje: Në qoftë se ata e prishin agjërimin kur dielli është i dukshëm, duhet kompensuar atë ditë. Dhe në qoftë se dielli është i padukshëm për shkak të reve apo të ngjashme dhe thirrja e ezanit bëhet pesë minuta para kohe ku mund të ndodh që një pjesë e diellit ose i tërë dielli të duket atëherë është më e sigurt për ta përsëritur atë ditë.

Shpërndaje: