Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Esh-Sherh el-Mumtez, fq. 88
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetja 31: Cili është gjykimi për të ndryshuar nijetin në një namaz nafile? Për shembull, një person fal dy rekate për xhami dhe dëshiron të ndryshojë nijetin e tij në dy rekate të rekomanduara para një namazi të detyrueshëm.
Përgjigje: Ai nuk duhet të ndryshojë nijetin. Ai duhet të përmbushë atë që ka synuar. Përjashtimi i vetëm është që ai të falë një namaz nafile ndërsa është koha për të falur namazin farz para se të ketë kohë për të përfunduar rekatin e dytë të namazit nafile dhe rukun e tij (të dytë). Në atë këtë rast ai e përfundon dhe e ndërpret atë.
Profeti ka thënë:
“Nëse të thirret ikameti, nuk ka namaz tjetër përveç namazit farz.”
Transmeton Muslimi (710).
Gjatë namazit nuk ndryshohet nijeti për shembull nga dy rekate për xhami në dy rekate nafile qe falen para një namazi të detyrueshëm. Megjithatë, ai mund të bëjë nijetin për të falë namaz nafile sapo të hyjë në xhami, kështu që ai nuk ka nevojë të falë dy rekate për xhami. Megjithatë, duhet ta bëjë nijetin kur fillon të falet. Është e kotë të fillosh namazin me nijetin për të falur dy rekate për xhami dhe pastaj ta ndryshosh atë gjatë namazit. Ai duhet të ndërpresë namazin dhe të bëjë nijetin e ri.