Alameh Ahmed bin Jahja en-Nexhmi (v. 1429)
Burimi: Fataua Sijam
www.perlatmuslimane.com
Pyetja nr 4: Cili është gjykimi për të ngrënë syfyr pas kohës?
Përgjigje: Kjo varet kur ka ngrënë syfyr, në qoftë se kjo ishte shumë kohë pas kohës në takvim, atëherë kjo ditë duhet të kompensohet. Dhe nëse kjo ndodhi më së shumti pesë minuta pas, kjo – nëse do Allahu – është e falur.
Në agim bëhet e ndaluar ngrënia dhe fillon koha e faljes së namazit të sabahut. Takvimi nuk është njëqind për qind i saktë. Duket se ai është bërë me kohë rezervë. Nëse një person falet menjëherë pas ezanit të sabahut ne themi se namazi është i pavlefshëm. Ai duhet ta përsërisë namazin sepse ai u fal para se të kishte hyrë koha e namazit.
Si përfundim, ai duhet të shikojë gjendjen e tij nëse ai hëngri shumë kohë pas takvimit, ai duhet ta përsërisë atë ditë.