Alameh Ahmed bin Jahja en-Nexhmi (v. 1429)
Burimi: Fataua Sijam
www.perlatmuslimane.com
Pyetja nr 40: Cili është gjykimi për të pirë pilula kontraceptive për të shtyrë ciklin menstrual në Ramazan nëse qëllimi është për të agjëruar tërë muajin?
Përgjigje: Allahu (subhanehu ue te ala) ka lejuar gratë që të mos agjërojnë gjatë ciklit menstrual dhe lehonisë. Profeti ﷺ ka thënë:
“Unë nuk kam parë askënd me mendje dhe fe të mangët në mënyrë që e bënë një burrë mendjemprehtë të humbet mendjen e tij si ju [gratë].” Ata thanë: “Çka është mangësia në lidhje me mendjen dhe fenë?” Ai u përgjigj: “Mangësia në mendje qëndron në atë se Allahu lejoi që dëshmia e dy grave të përbëjë dëshminë e një burri. Feja e tyre është e mangët sepse ka ditë kur ajo nuk agjëron dhe nuk falet.” 1
Allahu (subhanehu ue te ala) pra e ka lejuar gruan që të përmbahet nga agjërimi kur ajo e ka ciklin e saj menstrual dhe lehoninë. Ajo nuk ka nevojë që të përdorë pilula për të agjëruar gjatë Ramazanit. Pos kësaj shpesh ndodh që gratë të bëhen sterile për shkak të këtyre pilulave. Ato ndikojnë negativisht te gratë prandaj ato duhet të shmangen.
1 Bukhari (304) dhe Muslimi (80).