Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A duhet dhënë ushqim për plakun matuf?

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
El-Lika Esh-Shehri (72 B)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com 

Pyetje: Cili është gjykimi mbi dhënien e ushqimit për një plak matuf? 

Përgjigje: Plaku matuf nuk është i obliguar as të agjërojë dhe as të japë ushqim si kompensim, pasi ai ka të njëjtin gjykim si një fëmijë1. Prandaj ai nuk ka asnjë detyrim në këtë çështje.


Profeti ﷺ ka thënë:

”Është ngritur lapsi nga tre persona: Nga personi që është fjetur deri sa të zgjohet, nga fëmija deri sa të hyn në moshën madhore dhe nga i çmenduri deri sa të shërohet.”

Shpërndaje: