Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Cili interpretimi i Kuranit është i rekomenduar për fillestarin?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Sherh Tefsir-ish-Shejkh Muhame bin Abdil-Vehab (18)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/tf%2023-7-1434_01.mp3

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Cili interpretim i Kuranit është i rekomanduar që një fillestar ta lexojë?”

Përgjigje: ”Ato që janë të shkurtëra (koncize). Shembuj të tyre janë interpretimi i Kuranit nga Imam Beghaui. Ky është konciz. Është i besueshëm. Ai ishte një Imam fisnik. Interpretimi i tij i Kuranit është madhështorë dhe konciz. Pas tij vjen interpretimi i Kuranit nga Ibn Kethir. Ai është më i thellë dhe më i gjatë. Interpretimi i Kuranit nga Ibn Xherir është baza e interpretimeve të Kuranit. Këtë e lexon ai që potencialisht është duke shkuar përpara në dije. Tani për tani është një interpretim i Kuranit i cili është i thjeshtë dhe i përkryer. Ai në thelb trajton të gjitha ajetet e Kuranit; interpretimi i Kuranit nga Shejkh Sadi. Ai është shumë i mirë. Allahu e mëshiroftë atë. Ai është i dobishëm. Megjithatë ai nuk është i mjaftueshëm, por ti mund ta lexoshë atë në fillim (të kërimit të dijes).”

Shpërndaje: