Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Një person, e ka lexuar Kuranin komplet një herë, ndërsa një tjetër ka lexuar suretul-Ihlas më shumë se tre herë duke u mbështetur në fjalën e të Dërguarit (salAllahu alejhi ue selem) se ajo ka shpërblimin e njëjtë sa një e treta (1\3) e Kur’anit. Cili ka vepruar më mirë? Nëse personi i parë ka vepruar më mirë, çfarë e ka kuptimin hadithi që e ka të bëjë me rëndësinë e të lexuarit të suretul-Ihlas?”
Përgjigje: “Është gabim të zëvendësosh leximin e Kuranit komplet me leximin e suretul-Ihlas tre herë. Të lexosh Kuranin komplet duke e përfshirë në të edhe suretul-Ihlas është më mirë. Duke u mbështetur në hadith, s’ka asnjë dyshim se suretul-Ihlas është e njëjtë sa një e treta e Kur’anit në shpërblim. Pra ngjashmëria nuk është në të lexuar, por në shpërblim. Shejhul-Islam Ibnu Tejmije e ka shkruar një libër që e trajton këtë temë. Librin e ka quajtur: “Përgjigja e dijetarëve në lidhje me atë se: suretul-Ilhas është sa një e treta e Kuranit.”
Shih videon: https://www.youtube.com/watch?v=3SWxWBCQecs