Alameh Abdul-Muhsin el-Abbad
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Studenti: Është transmetuar nga Ibn Abdurr-Rrahman ibn Abza, dhe ky nga babai i tij se profeti ﷺ lexonte në namazin e vitrit në rekatin e parë:
“Madhëroje larg të metave Zotin tënd, të Lartësuarin!” (Suren el-A’la).
Lexonte në rekatin e dytë: Thuaj: “O ju kufarë!” (Suren el-Kafirun).
Dhe në rekatin e fundit lexonte: Thuaj: “Ai është Allahu, Një dhe i Vetëm.” (Suren el-Ikhlas).
Dhe pasi jepte selam thoshte 3 herë:
”Subhaane El-Melikul Kudus.”
“Larg nga të metat është Mbreti (Sunduesi absolut), I Shenjti” dhe e ngrinte zërin herën e tretë.
Alameh Abdul-Muhsin el-Abbad:
Profeti ﷺ lexonte këto 3 sure në namazin e vitrit:
Në rekatin e parë: “Madhëroje larg të metave Zotin tënd, të Lartësuarin!” (Suren el-A’la).
Në rekatin e dytë: Thuaj: “O ju kufarë!” (Suren el-Kafirun).
Në rekatin e tretë: Thuaj: “Ai është Allahu, Një dhe i Vetëm.” (Suren el-Ikhlas).
Pastaj kur e përfundonte namazin (pas selamit), thoshte 3 herë:
”Subhaane El-Melikul Kudus”, në herën e fundit ai ﷺ e zgjaste dhe e ngrinte zërin.