Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/%205824
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Njeriu ka nevojë për ushqim dhe pije. Prandaj Allahu nuk e ndalon agjëruesin që të ha, të pijë dhe të ketë marrëdhënie seksuale gjatë gjithë ditës por vetëm gjatë ditës nga agimi deri në perëndim të diellit. Allahu pëlqen që njeriu të ha para se të fillojë agjërimin.
Profeti ﷺ ka thënë në lidhje me syfyrin:
”Hani syfyr. Me të vërtetë në syfyr ka begati.”
Profeti ﷺ ka thënë:
”Allahu (azze ue xhel) dhe engjëjt e Tij dërgojnë salavate mbi ata që hanë syfyr.” 1
Pse kështu? Syfyri është vetëm ushqim që hahet me apetit. Për shkak se qëllimi është për t’iu nënshtruar urdhrit të Allahut në mënyrë që ai mund të jetë aq i fortë për ta adhuruar Allahun. Aq më vonë të hash syfyr aq më mirë është:
وكلوا واشربوا حتى يتبين لكم الخيط الأبيض من الخيط الأسود من الفجر
“Dhe hani e pini derisa të dallohet fija e bardhë (bardhësia) e agimit nga fija e zezë (errësira e natës).” El-Bekare, 2:187
Sa i përket atij që është i zgjuar tërë natën dhe e mbush barkun dhe bie në gjumë vonë dhe nuk ngritët në syfyr me muslimanët, dhe është një cofëtinë që nuk e falë namazin e sabahut, ai nuk iu ka nënshtruar urdhrit të Allahu (subhanehu ue te ala). Ai vetëm iu ka nënshtruar dëshirave dhe epsheve të veta. Ai rri zgjuar gjatë netëve që ai i kalon në mosbindje dhe fle kur ai është i detyruar që t’i bindet Allahut (azze ue xhel).
1 Ibn Hibani (3467), Tabarani në ”El-Eusat” (6434) dhe Ebu Nu’ajm (8/320). I mirë sipas shejkh Albanit në ”Sahih-ut-Terghib” (1070).