Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Cytjet e djallit në nijetin e njeriut për punë të mira

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Fetaua el-Mar-eh

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Shumë herë dikush mendon të bëjë një vepër të mirë dhe pastaj vjen djalli dhe i pëshpërit atij, duke i thënë: “Ju jeni duke bërë atë me qëllim  për t’u parë nga njerëzit dhe për famë”. Kështu shejtani bënë që të largohemi prej veprave të mira. Si mundet të qëndrojmë larg kësaj dukurie?

Përgjigje: Gjëja më e mirë që ndihmon njeriun të qëndrojë larg kësaj dukurie është kërkimi i mbrojtjes prej Allahut nga djalli i mallkuar, si dhe kryerja e veprave të mira vazhdimisht. Njeriu nuk duhet t’i kushtojë vëmendje pëshpëritjeve të tilla që e ndalojnë atë të bëjë vepra të mira. Nëse ai largohet nga vesveset e tilla dhe kërkon strehim tek Allahu nga djalli i mallkuar, pëshpëritjet si kjo do të ndalen me lejen e Allahut.

Shpërndaje: