Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Dalja e gazrave gjatë namazit

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/3305.mp3

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Nëse një personi i dalin gazra pa dashje gjatë namazit, a e prish kjo namazin e tij, edhe nëse kjo është shumë pak?”

Përgjigje: “Pa dyshim se kjo e prish namazin. Në qoftë se kjo ndodh gjatë namazit, namazi i tij prishet, ngase kjo është një gjë që e prish abdesin. Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

إذا وجد أحدكم في بطنه شيئا فأشكل عليه أخرج منه شيء أم لا؟ فلا ينصرف حتى يسمع صوتا أو يجد ريحا

“Nëse ndonjëri prej jush ka ndonjë problem me barkun dhe nuk është i sigurt se a ka dalë diçka nga ai apo jo, le të mos dalë nga namazi derisa të dëgjojë ndonjë zë apo të ndjejë ndonjë erë.”

Pra, nëse është i sigurt se ka dal erë apo ndonjë zë (edhe pse nuk është i sigurt a ka dal diçka nga ai apo jo), atëherë del nga namazi, sepse namazi i tij konsiderohet i prishur. Në rast të tillë, është obligim që të merret abdes dhe të falet namazi edhe njëherë nga fillimi.

Shpërndaje: