Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Lika el-Bab el-Maftuh (29 A), min: 7:00
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Cili është ndryshimi midis dëshirës sheritaikë she asaj kosmologjike?
Përgjigje: Allahu (subhanehu ue te ala) dëshirën (si cilësi). Kjo dëshirë ose është sheriatike ose kosmoligjike. Dallimi mes tyre shfaqet në dy mënyra:
Mënyra e parë:
Dëshira kosmoligjike ka të bëjë me formimin dhe krijesat, pavarësisht nëse Allahu i do ata apo jo, Ai i krijon.
Dëshira kosmolgjike ka të bëjë me sheriatin dhe zbatohet vetëm për atë që Allahu e do. Allahu ligjëson vetëm atë që Ai e do.
Mënyra e dytë:
Dëshira kosmologjike zbatohet në çdo rast ndryshe nga ajo sheriatike. Kjo duket në disa mënyra. Për shembull, Allahu (te ala) ka thënë:
وَإِذَا أَرَادَ اللّهُ بِقَوْمٍ سُوءًا فَلاَ مَرَدَّ لَهُ
“Dhe nëse Allahu dëshiron ndëshkimin e një populli askush nuk mundet ta ndihmojë.”1
Kjo duhet të ndodhë në çdo rast.
Ndërsa në lidhje me dëshirën sheriatike, kështu që Allahu (te ala) ka thënë
يُرِيدُ اللّهُ بِكُمُ الْيُسْرَ وَلاَ يُرِيدُ بِكُمُ الْعُسْرَ
“Allahu dëshiron që t’jua lehtësojë dhe jo që t’jua vështirësojë.”2
Nuk është e mundur që Ai të dëshiron të na vështirësojë çështjet neve. Bile nëse sheriatikisht vështirësohet një gjë ajo do të lehtësohet. Udhëtari nuk ka nevojë të agjërojë dhe të sëmurit i lejohet të falet i ulur dhe i shtrirë nëse ai nuk është në gjendje të qëndrojë.
Allahu dëshiron që të gjithë njerëzit të jenë besimtarë dhe të devotshëm, por me dëshirën sheriatike, prandaj nuk zbatohet mbi të gjithë. Prandaj, shohim se si disa njerëz nuk janë besimtarë dhe të devotshëm. Ky është dallimi në mes tyre:
1 – Dëshira kosmologjike ka të bëjë me formimin dhe krijimin dhe zbatohet në çdo rast.
2 – Dëshira sheriatike ka të bëjë me sheriatike dhe nuk nënkupton të zbatohet çdo herë.
1 13:11
2 2:185