Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: el-Kaul el-Mufid (1/83)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Dallimi në mes besimit të Esharive dhe Ehl-us-Sunnetit në lidhje me të folurit e Allahut është se Ehl-us-Sunetit thonë se të folurit e Allahut është të folur real që dëgjohet dhe e cila përbëhet prej zërit dhe shkronjave.
Esharitë nuk e pohojnë këtë. Ata thonë se të folurit e Allahut është një domethënie që qëndron vetvetiu, dhe se ajo as nuk përbëhet prej zërit apo shkronjave. Por Allahu krijon një zë nëpërmjet të cilit shpreh domethënie që nga Ai.
Nuk ka dyshim se mendimi i tyre është i kotë. Mendimi i tyre është në fakt është mendimi i Mutezilive. Mutezilite thonë se Kurani është i krijuar dhe se është fjalë e Allahut. Esharitë thonë se Kurani është krijuar dhe kjo është shprehje e të folurit të Allahut. Kështu, të gjithë të bashkuar se ajo që ekziston në mes të kopërtinës është e krijuar.