Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Dallimi mes Ehl-us-Sunnetit dhe Muatilave

Imam Uthman bin Sa’id ed-Darimi (v. 280)

Burimi: Nakdhu Uthman bin Said ala el-Marisi el-Xhehmi el-Anid, fq.  234

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Ne e kemi lexuar Kuranin ashtu sikurse e ke lexuar ti el-Marisi. Ne e kemi kuptuar se askush nuk është sikurse Allahu, kemi mohuar atë që Allahu ka mohuar për Veten e Tij dhe e kemi përshkruar Atë me atë që Ai e ka përshkruar Vetveten. Më shumë se kaq ne nuk e kemi bërë.

Megjithatë ti refuzon që të përshkruash Atë sikurse Ai e përshkroi Veten e Tij dhe mohon atë me të cilën Ai e ka përshkruar Veten e Tij. Përveç kësaj, ti e përshkruan atë në një mënyrë që bie ndesh me cilësitë e Tij.

Allahu na ka treguar në librin e Tij se Ai ka dëgjim, shikim, dy duar, fytyrë, qenie, dituri, të folur, dhe se Ai është mbi arshin e Tij përmbi qiejt e Tij. Ne besojmë në çdo gjë që Ai e ka përshkruar Veten e Tij, pa e imagjinuar atë. Ndërsa ti mohon gjitha këto me argument të verbër dhe imagjinime. Ti për shembull thua se fytyra e Allahut do të thotë vetë Allahu dhe se Ai nuk ka qenie. Ti thua se dëgjimi i Tij është perceptimi i Tij i tingujve dhe se shikimi i Tij është shikimi i ngjyrave, maleve, shkëmbinjve dhe statujave që të shikojnë ty ndërsa nuk të shohin ty.

Ti thua se dy duart e tij do të thotë njëra është furnizimi i Tij i gjerë dhe tjetra mosfurnizimi (furnizimi i kufizuar i Tij). Ti thua se dituria e Tij dhe të folurit e Tij janë të krijuara. Ti thua se emrat e Tij janë të huazuar, të krijuar dhe të shpikur. Ti beson se Ai është mbi fronin e Tij lart ashtu siç është edhe poshtë, thua se cilësitë e Allahut janë si përshkimet e njerëzve për një gjë të caktuar. Kështu Ti merr shembull Allahun me atë që nuk i ngjason atij dhe e krahason me atë që nuk është si Ai

Cili imagjinim është më i keq se ky nëse ti i mohon këto cilësi të Allahut (Te ala) dhe cilësi të tjera me anët të krahasimeve dhe rrugëve devijuese?

Shpërndaje: