Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Dallimi mes Kardavit dhe Ibn Haxherit dhe Neveviut

Alameh Muhammed bin Hadi el-Medkhali

Burimi: http://ar.miraath.net/fatwah/10528

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Ata thonë se ju heshtni ndaj devijmeve të Ibn Haxherit dhe tëNeveviut, ndërsa ju paralajmëroni ndaj bashkëkohorëve duke përfshirëKardavin.”

Përgjigje: ”Së pari, unë them:

A nund ta shohësh se vlera e shpatës bie, kur thuhet se ajo pret më mirë sesa shkopi?

Çfarë i ka kontribuar Kardavi, Ibn Haxherit dhe Neveviut?

E dyta, të folurit lidhur me gabimet e Ibn Haxherit dhe Neveviut lidhur me cilësitë e Allahut, është në formën e këshillës për umetin e Muhammedit salAllahu alejhi ue selem. Sepse e vërteta në zemrat tona është më e çmuar dhe më madhështore.

Së treti, është e padrejtë dhe ekzagjerim për të krahasuar këta me të. Hafidh Ibn Haxheri dhe Hafidh Neveviu i ka bërë dobi këtij sheriati monoteist në një mënyrë që është e njohur në përgjithësi për nxënësit e dijes, e lere më për dijetarët. Ata kanë shpjeguar hadithet dhe kanë shkruar rreth haditheve, shkencës së hadithit, transmetuesit, fikhut dhe kanë shpjeguar librat e fikhut.Kardavi ska as edhe një pikë nga kjo. Muslimanët kanë përfituar nga këto libra. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se ne i injorojmë gabimet e tyre. Megjithatë, ka nga ata që duan të krahasojnë Neveviun me Imam Ahmedin, Allahu na ruajttë. Çfarë dallimi ka mes tyre! Ata duan të krahasojnë Ibn Haxherin me Imam Ahmedin, Allahu na ruajttë. Secili ka pozitën e tij, as më shumë e as më pak. Drejtësia na bën ne as që të jemi dakord me këta ekstremistë apo me këta Mumejjii’ah, në mënyrë që feja të mos shkoj bosh në mes ekzagjerimit dhe cungimit. Midis tyre është drejtësia dhe e vërteta.

Shpërndaje: