Imam Salih Ibn Feuzan El-Feuzan
Burimi: Makanetul Mer’eti fil Islam, faqe. 551-552
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Allahu te ala ka thënë:
وَقُل لِّلْمُؤْمِنَاتِ يَغْضُضْنَ مِنْ أَبْصَارِهِنَّ وَيَحْفَظْنَ فُرُوجَهُنَّ وَلَا يُبْدِينَ زِينَتَهُنَّ إِلَّا مَا ظَهَرَ مِنْهَا وَلْيَضْرِبْنَ بِخُمُرِهِنَّ عَلَى جُيُوبِهِنَّ وَلَا يُبْدِينَ زِينَتَهُنَّ إِلَّا لِبُعُولَتِهِنَّ أَوْ آبَائِهِنَّ أَوْ آبَاء بُعُولَتِهِنَّ أَوْ أَبْنَائِهِنَّ أَوْ أَبْنَاء بُعُولَتِهِنَّ أَوْ إِخْوَانِهِنَّ أَوْ بَنِي إِخْوَانِهِنَّ أَوْ بَنِي أَخَوَاتِهِنَّ أَوْ نِسَائِهِنَّ أَوْ مَا مَلَكَتْ أَيْمَانُهُنَّ أَوِ التَّابِعِينَ غَيْرِ أُوْلِي الْإِرْبَةِ مِنَ الرِّجَالِ أَوِ الطِّفْلِ الَّذِينَ لَمْ يَظْهَرُوا عَلَى عَوْرَاتِ النِّسَاء وَلَا يَضْرِبْنَ بِأَرْجُلِهِنَّ لِيُعْلَمَ مَا يُخْفِينَ مِن زِينَتِهِنَّ وَتُوبُوا إِلَى اللَّهِ جَمِيعًا أَيُّهَا الْمُؤْمِنُونَ لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ
“Dhe, thuaju besimtareve, të ulin shikimin (nga e ndaluara) dhe t’i ruajnë organet e veta gjenitale; dhe të mos i shfaqin nga bukuritë (pjesët e trupit) përveç asaj që është e dukshme, dhe t’i mbulojnë kraharorët me khimar mbulesat e tyre të kokës (që mbulon gjithë trupin nga koka deri në fund të këmbëve, fytyrën, qafën e gjoksin) dhe të mos i shfaqin bukuritë e tyre përveç ndaj bashkëshortëve të tyre, baballarëve të tyre, ose ndaj vjehrrive të tyre, ndaj bijve të tyre ose bijve të burrit, ndaj vëllezërve të tyre ose bijve të vëllezërve dhe bijve të motrave të tyre, ndaj grave (muslimane) ose skllavëve të tyre ose shërbëtorëve nga meshkujt të cilët nuk ndiejnë nevojë për femrat ose fëmijët që nuk e kanë arritur pjekurinë për gra. Dhe të mos i godasin këmbët e tyre për tokë që të shfaqin çfarë fshehin nga stolitë e tyre. Të gjithë ju, o besimtarë, pendohuni te Allahu, që të arrini shpëtimin!” 24:31
Këto ajete e obligojnë gruan që të mbulojë veten e saj, në mënyrë që ajo të ruhet dhe të mbrohet nga mëkatarët. Përgjatë kohës së injorancës, ajo ishte një subjekt për qëllime të turpëshme, ku përgjatë asaj kohe gruaja nuk brengosej për të mbuluar veten e saj. Gjatë bërjës Tavaf rreth Qabes ajo ecte gjysmë lakuriq. Kështu ka qenë gruaja në kohën e injorancës.
Më pas Allahu e urdhëroi atë në Islam që të mbuloi dhe të mbrojë veten e saj. Ai e urdhëroi atë që edhe të ul shikimin e saj dhe të mos i shikoj me epsh burrat.
Allahu i Lartësuar ka thënë:
وَقُل لِّلْمُؤْمِنَاتِ يَغْضُضْنَ مِنْ أَبْصَارِهِنَّ وَيَحْفَظْنَ فُرُوجَهُنَّ وَلَا يُبْدِينَ زِينَتَهُنَّ إِلَّا مَا ظَهَرَ مِنْهَا
”Dhe, thuaju besimtareve, të ulin shikimin (nga e ndaluara) dhe t’i ruajnë organet e veta gjenitale; dhe të mos i shfaqin nga bukuritë (pjesët e trupit) përveç asaj që është e dukshme.” 24:31
Allahu e ka mbrojtur dhe e ka fshehur/mbuluar gruan. Ai ka lejuar që gruaja të jetë një perlë e mbrojtur dhe ruajtur, dhe i vetmi që mund ta zhvesh atë është burri i saj, për të cilin Allahu e ka lejuar, sikurse ka lejuar edhe burrin për gruan.
Allahu e ka ndaluar gruan që të tregoi veten e saj të zbukuruar para burrave të huaj në mënyrë që ajo të ruhet dhe të mbrohet. Ajo nuk është diçka e kotë dhe e hedhur, ku të gjithë mund të vendosin duart e tyre mbi të dhe që të hutohen nga shikimet. Gruaja është perla e burrit të saj e cila është e mbrojtur dhe e ruajtur. Allahu e ka lejuar burrin për gruan dhe gruan për burrin. Kjo është gruaja në Islam.
Sa i përket gruas në shoqërinë e kufrit dhe në shoqërinë injorante, ajo konsiderohet të jetë vetëm një copë mishi për qent, ku të gjithë hedhin/vendosin kthetrat e tyre mbi të dhe të gjithë e shikojnë atë, ku në fakt, ndoshta edhe të gjithë e shijojnë atë në një mënyrë të ndaluar.
Sa i përket gruas në Islam, siç e shihni ajo është në një gjendje të ruajtur, ajo është e mbuluar, ajo është nderuar.