Alameh Zejd bin Muhamed el-Medkhali (v. 1435)
Burimi: El-Irhab, fq. 76-77
Përktheu: Valdet Gashi
Më lejo të kujtoj se ti vet ke qenë në rrjetin e fshehtë të el-Ikhuan el-Musliminëve dhe një nga misionarët e tyre më të dalluar. Ti kalove shumë vite me ta. Ti ishe me ta deri sa e kuptove se nuk ishte me vlerë për të vazhduar dhe se mesazhi i tyre ishte në kundërshtim me të vërtetën të cilin Allahu (tebareke ue te ala) e ka shpallur.
Ti the këtë: “Pas një udhëtimi me këtë grup1, kam vazhduar bashkë me ta për dhjetë vite. Ndërkohë, kuptova se thirrja tek Allahu duhet të jetë në bazë të metodologjisë dhe akides së selefëve. Gjë që nuk ishte grupi me të cilin asocijohem. Unë u përpoqa që të kombinojë bindjen time të re me pozicionin tim në grup por ishte e kotë. Dallimi ishte shumë i madh dhe vetëm zgjerohej.
Është e vërtetë se grupi2 në rajonin tim nuk përbëhej prej Esharive, Sufive ose Mutezilive, por ata ishin në vende të tjera. Në mesin e tyre ka persona me pozita të larta ne institucione në shtetet e Shamit dhe vende të tjera arabe. Sipas përfaqësuesve të grupit këta individë janë të besueshëm dhe as nuk duhet të qortohen, a të kritikohen. Por vetëm se ata asocijohen me grupin është një dëshmi për besueshmërinë e tyre. Ndërsa ata nuk e kanë parasysh metodologjinë e tyre ose budallallëket në të cilat ata thërrasin. Ky arsyetim partiak e bën një anëtar të grupit të mendojë se një Sufi është shumë më afër se sa është një Selefi. Arsyeja është shumë e thjeshtë; i pari asocijohet me grupin e parë ndryshe nga tjetri që nuk ascijohet me asnjë grup “3.
Muhamedi Sururi foli në detaje për kohën e tij që ai e kaloi me el-Ikhuan el-Musliminët dhe dëshmoi se metodologjia e tyre ndryshon nga dijetarët e selefiëve në aspektin e davetit dhe aspektet e tjera. Plotësisht shtatë faqe u mbushën me këtë histori.
Si përfundim, ai i braktisi ata dhe metodologjinë e tyre dhe sqaroi dëmet e saj të cilat asnjë Selefi nuk mundet t’i përqafojë. Tani po e pyes Muhamed Sururin nëse ndonjë prej dijetarëve Selefi e kanë qortuar dhe kritikuar atë për shkak se i ka braktisur el-Ikhuan el-Musliminët? Jo. Atëherë pra pse shejkh Rabi bin Hadi el-Umejr Medkhali të qortohet aq ashpër për shkak se i ka braktisur el-Ikhuan el-Musliminët pasi ka parë gjëra të paktën po aq serioze sikurse Muhamed Sururi dhe bëri të qarta rreziqet e tyre të rrjeteve të fshehta dhe veçanërisht në vendet që qeverisin me librin e Allahut dhe e mbështesin metodologjinë e selefëve? Por ku përfundoi Muhamed Sururi dhe ku përfundoi shejkh Rabi el-Medkhali?
Përgjigja është në librat e tyre që sqarojnë metodologjitë e të dyve plotësisht. Unë kam marrë tashmë shembullin e tij dhe të mos e zgjasë librin, lexuesi mund t’i referohet atyre.
1 Ikhuan el-Muslimun.
2 Ikhuan el-Muslimun.
3 Sunneh (27/46), Xhumada el-Akhir 1413.