Alameh Abdul-Aziz bin Abd-Allah Al esh-Shejkh
Burimi: http://mufti.af.org.sa/sites/default/files/f62.mp3
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Allahu iu dhëntë mirësi! Thotë: Cili është mendimi i shkëqelsisë tuaj në lidhje me dallimin në mes të shirkut të vogël dhe të madh për sa i përket faljes së tyre.
Përgjigje: Dijetarët rreth kësaj çështje kanë dy mendime. Njëri prej atyre dy mendimeve thotë se fjala e Allahut të Lartësuar:
”Vërtet, Allahu nuk fal që të adhurohet dikush apo diçka tjetër veç Tij.”
Do të thotë se këtë lloj të shirkut Allahu nuk e fal. Shirku i madh (e len personin) përjetësisht në Xhehenem, ndërsa me shirkun e vogël dënohet personi për aq sa e meriton dhe më pas del prej Xhehenemit.
Ndërsa mendimi tjetër kanë thënë se, shirku i vogël është prej mëkateve të mëdha. Sido që të jetë, shirku është shirk, është një veprim i pisët dhe i shëmtuar. E lusim Allahun të na ruaj.