Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Dallimi mes të kërkuarit një grua të shkurorëzuar për martesë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe jo të drejtpërdrejtë

Imam Muveffekudin bin Kudameh el-Makdisi (v. 620) 

Burimi: “El-Mukni´” (3/7-10)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Nuk është e lejuar që drejtpërdrejt t’i kërkosh martesë një gruaje të porsa-shkurorëzuar dhe e cila ka periudhën e saj të pritjes. Gjithashtu, nuk është e lejuar edhe në mënyrë indirekte t’i kërkohet martesë një gruaje të porsa-shkurorëzuar gruas e cila mund t’i kthehet burrit të saj gjatë periudhës së pritjes. Ndërsa është e lejuar që në mënyrë indirekte t’i kërkosh asaj martesë nëse ajo ka periudhën e saj të pritjes për burrin e saj të vdekur apo pas shkurorëzimit të saj të tretë.

Shpjegimi

Ti kërkosh martesë në mënyrë indirekte, është sikurse p.sh të thuash: “Unë dua të kem një grua si ti” ose “Mos më lejo që të mos humbasë.” Pastaj ajo i përgjigjet duke thënë: “Ty nuk të thuhet jo” ose “Do të bëhet diçka nëse është caktuar ashtu.”

Nuk është e lejueshme për një burrë t’i kërkojë martesë një gruaje nëse vëllai i tij (në fe) e ka kërkuar atë dhe ajo kërkesë është pranuar. Por i lejohet atij kjo gjë, nëse kërkesa i është refuzuar. Ndërsa, nëse ai nuk di asgjë për kërkesën e dikujt ndaj asaj gruaje, hanbelitë kanë dy mendime në këtë çështje[1].

Nëse gruaja nuk është e detyruar nga dikush që të refuzojë apo të pranojë kërkesën, atëherë duhet mbështetur në përgjigjen e saj. Por, në rast se ajo është e detyruar nga dikush, atëherë duhet mbështetur në përgjigjen e kujdestarit të saj.

____________________________________

[1] Imam Sulejman bin Abdil-lah Al esh-Shejkh (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Mendimi i medhëhebit Hanbeli është se kjo është e lejueshme Ibid. (El-Hashijetu ‘alel-Mukni’ 3/7-10)”

Shpërndaje: