Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/%205836
Përktheu: Valdet Gashi
Ju e keni dëgjuar hadithin në lidhje me tre njerëz që bënë vepra të mira dhe adhuruan me seriozitet. Dy prej tyre u vranë si shehid për hir të Allahut. Shpërblimi i shehidëve është përgjithësisht i njohur:
”Mos mendoni për ata që janë vrarë në rrugë të Allahut se kanë vdekur. (Jo!) Përkundrazi, ata janë të gjallë duke u furnizuae te Zoti ityre. Ata gëzohen në ato mirësi që u ka derdhur Allahu nga Begatitë e Tij të pafund, duke u gëzuar për hir të atyre që akoma nuk janë bashkuar me ta, por janë akoma (e nuk kanë rënë shehidë), se për ta nuk do të ketë aspak frikë e as nuk do të pikëllohen. Ata gëzohen në Mirësitë dhe Begatitë e Allahut dhe nuk ka dyshim se Allahu nuk ua humb shpërblimin besimtarëve.” 3:169-171
Dy u vranë pra për hir të Allahut. I treti vdiq në shtratin e vdekjes. Ai nuk vdiq si shehid. Ai është parë në ëndërr se si ishte para shehidëve në xhenet. Kjo i bëri sahabet që të çuditen. Si mund ai që vdiq në shtratin e vdekjes të jetë më i mirë se shehidët? Si mund ai të arrijë një nivel më të lartë se ata? Profeti ﷺ u shpjegoi atyre, e sqaroi problemin dhe tha:
”A nuk u fal ai pas tyre aq dhe aq shumë. A nuk agjëroi Ramazanin? Betohem në Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, dallimi në mes tyre është më i madh se dallimi në mes të qiellit dhe tokës.”
Kjo dëshmon se atij që Allahu i jepë jetë që të përjetojë Ramazanin dhe e udhëzon në vepra të mira i jepet një shpërblim i madh dhe ndoshta edhe një shpërblim më i madh se sa të shehidëve. Kjo vlen për atë që Allahu e udhëzon.
Sa për atë i cili është i pakujdesshëm dhe ndoshta bëhet edhe më dembel dhe vetëm fle më shumë, ha më shumë dhe pi më shumë, dhe adhuron më keq, kështu që ai nuk përfiton as nga Ramazani e as nga të tjerat. Ai është një humbës.