Shejkhul Islam Ahmed bin Tejmijeh (v. 728)
Burimi: Mexhmu el Fetaua (vëll10, fq. 133)
www.perlatmuslimane.com
”Nëse (besimtari) sprovohet duke rënë në dashuri të zjarrtë dhe pasionale (el ishk), por ai e ruan nderin dhe dëlirësinë e tij dhe është i durueshëm, atëherë ai do të shpërblehet për frikën ndaj Allahut. Dhe është transmetuar në hadith:
“Ai që bie në dashuri të zjarrtë (ashiku), e ruan nderin dhe dëlirësinë e tij, e fsheh brengën e tij dhe bën durim, dhe pastaj vdes, ai është shehid.”
dhe ky transmetim është e ditur që është prej transmetimeve të Jahja el Katan, nga Muxhahid dhe ky i fundit nga Ibn Abbasi (radijAllahu anhu) merfuan (nga i dërguari i Allahut ﷺ), por saktësia e këtij hadithi duhet parë, gjë që nuk është e nevojshme të diskutohet këtu.
Dihet mirë nga argumentet sheriatike se nëse një person mbetet i dëlirë dhe i shmang gjërat haram si në shikim, fjalë dhe vepra, dhe ai hesht për këtë dhe nuk flet për këtë, dhe si rrjedhojë nuk dalin nga ai fjalë të ndaluara, dhe ai nuk i ankohet dikujt tjetër (për brengën e tij), nuk kryen vepra të turpshme dhe nuk e ndjek atë me të cilën ka rënë në dashuri pasionale në çfarëdo lloj mënyre qoftë ajo, dhe ai është i durueshëm në bindjen ndaj Allahut dhe shmangien e gjynahut, dhe bën durim pavarësisht dhimbjes që ai ndjen në zemrën e tij, ai në këtë rast i ngjan atij që goditet nga një fatkeqësi dhe që e duron dhimbjen e kësaj fatkeqësie, kështu që ai do të jetë prej atyre që i frikësohen Allahut dhe që janë të durueshëm:
”Me të vërtetë, ai që i frikësohet Allahut me bindje ndaj Tij (duke u larguar nga gjynahet dhe veprat e këqija dhe duke kryer vepra të mira) dhe është i durueshëm, atëherë me të vërtetë Allahu nuk ia humb shpërblimin muhsininëve (të devotshmëve).” [Surja Jusuf, ajeti nr 90].