“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Dasma me automjete qe i bien burisë

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Silsiletul-Huda uen-Nur (249)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Që çifti (dhe dasmorët) të udhëtojnë përqark me makinë duke i rënë burisë, kjo shqetëson shoqërinë dhe ndalon trafikun, prandaj themi se nuk është e lejuar.

Veprimi i tillë është syefaqësi dhe shfaqje e krenarisë në sytë e njerëzve.

Shohim gjithashtu se, veprimet e tilla filmohen pa ndonjë dobi pozitive, dhe gjithashtu filmohen vetura e kalimtarë të rastit që nuk kanë të bëjnë fare me dasmorët.

Nuk ka asnjë dyshim se veprimet e tilla janë të tepërta dhe nuk lejohen. Shpallja e martesës mund të bëhet vetëm brenda në shtëpi dhe kjo është e mjaftueshme. Gjithashtu, veprimet e tilla i ngjasojnë veprimeve të jobesimtarëve.

Shpërndaje: