Shejkh Salih bin Abdul-Aziz bin Al esh-Shejkh
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Termi “Ehlus-Sunneuel-Xhema’ah” ka filluar të përdoret në përfundim të shekullit të dytë hixhri, për njerëzit të cilët pasonin argumentin dhe që ishin në kundërshtim me grupimet e ndryshme, grupe këto që nuk pasonin rrugën e Sahabëve dhe Tabiinëve.
Ndër të parët prej të cilëve e kanë përdorur këtë term janë disa mësues të Buhariut (Allahu i mëshiroftë!). Kjo shprehje bashkon dy terme: atë të Sunnetit dhe Xhematit, sepse në atë kohë kishte prej atyre të cilëve pretendonin se janë duke pasuar Sunnetin, mirëpo nuk ishin me Xhematin.
Dhe kishte të tjerë të cilët thërrisnin në Xhemat, por jo edhe për të pasuar Sunnetin. Për këtë arsye pasuesit e hadithit dhe të argumentit dalloheshin me pasim të Selefus-Salih (të parëve të mirë), që përfshinte dy gjëra: “pasim të Sunnetit dhe pasim të Xhematit”.
Në realitet, secili term domosdoshmërish kërkon edhe termin tjetër, sepse pasimi i Sunnetit është pasim i Xhematit dhe pasimi i Xhematit është pasim i Sunnetit. Në lidhje me këtë kemi një hadith të vërtetë nga Profeti salAllahu alejhi ue selem, në të cilin thotë:
و ستفترق هذه الأمة على ثلاث و سبعين فرقة كلها في النار إلا واحدة و هي الجماعة
“Dhe do të ndahet umeti im në 73 grupe, të gjitha do të jenë në zjarr përveç njërit, e ky është Xhemati.”
Grupimeve tjera u është garantuar futja në zjarr, ndërsa grupi i vetëm i shpëtuar është Xhemati, të cilët janë pasues të Sunnetit e të cilëve u përputhet hadithi i Profetit alejhis-salatu ues-selam:
عليكم بسنتي و سنة الخلفاء الراشدين المهديين من بعدي تمسكوا بها و عضوا عليها بالنواجذ…
“Pasoni Sunnetin tim dhe Sunnetin e udhëheqësve të drejtë pas meje, kapuni fort dhe shtrëngohuni për të me dhëmballë…”