Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Daveti nuk duhet filluar me refuzime

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “I nderuari Shejkh, Allahu ju begatoftë! Si mund të bëjmë ndërlidhjen ndërmjet “mos-refuzimit ndaj bidaçive” dhe “ndërmjet sqarimit të rrugës së drejtë”, kur e dimë se i Dërguari i Allahut ishte përgëzues dhe paralajmërues. Ndërsa kur ne heshtim ndaj tyre dhe nuk sqarojmë…”

Përgjigje: “Ti së pari mësoja njerëzve rrugën e drejtë, e me këtë gjë ata do t’i njohin bidatçitë. Ndërsa, kur ti flet për ta, ndërsa njerëzit nuk kanë kurrfarë baze apo njohuri, kjo nuk ka asnjë anë pozitive. Përkundrazi, kjo gjë vetëm mbjell armiqësi.

Mësoja njerëzve rrugën e drejtë, bëji që ata ta kuptojnë fenë e Allahut, e më pastaj ose ata i kuptojnë kush janë bidatçitë ose ti i paralajmëron ndaj tyre nëse ata nuk i njohin. Mirëpo të fillosh me fyerje dhe paralajmërime ndaj dikujt, kur njerëzit nuk kanë njohuri për gjëra të tilla, kjo nuk bën.”

Shpërndaje: