Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Daveti nuk ka nevojë për fotografi

Alameh Muhammed bin Hadiel-Medkhali

Burimi: https://up.top4top.net/m_562c0vm61.mp

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Betohem në Allahun se unë nuk i lejojë imazhet. As nuk i pëlqej ato e as nuk kënaqem prej tyre. Në Ditën e Gjykimit, unë do të argumentojë me ata që më kanë fotografuar dhe i përhapin ato. Betohem në Allahun se unë nuk kënaqem nga ky veprim. Si mund të bëj këtë kur i dërguari i Allahut ﷺ e mallkoi atë që bën imazhe? Ai e mallkoi atë që konsumon kamatën, e financon kamatën, ata dy që dëshmojnë kamatën dhe atë që bën imazhe. Kjo është raportuar në Sahihun e Muslimit. O njerëz! Çfarë do të bëni me gjitha këto dëshmi?

Të gjithë dijetarët lejojnë imazhet në raste urgjente, por këto imazhe nuk janë urgjente. Çfarë duhet të bëjmë me gjitha këto dëshmi? Ky nuk është rast urgjent. Libri i Allahut është dërguar tek ne nga personi në person. Sunneti i të dërguarit të Allahut ﷺ na është kumtuar përmes zinxhirëve dhe nga personi në person. Po të ishte imazhi një kërkesë, fotografitë e këtyre njerëzve na ishin kumtuar neve dhe ishin ruajtur. Në këtë rast, ata do të kishin më shumë të drejtë për të bërë këtë. Mjafton një performancë autentike. Sot ne kemi madje edhe qasje në zërin. Ti e dëgjon një njeri duke folur sikurse të jetë para teje. Kjo është e mjaftueshme, dhe hamdi dhe lavdërimi i takon Allahut.

Shpërndaje: