Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Dëgjimi i Kur’anit kur shtrihesh për të fjetur

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Një motër pyet: “Nganjëherë në dhomën time kur fle vetëm, ndjej frikë apo trembje. Andaj dëgjoj Kur’an, sepse duke dëgjuar Kur’an mund të fle më mirë. A lejohet kjo?”

Përgjigje: “Unë nuk shoh ndonjë problem në këtë, për shkak se Kur’ani është qetësues  për besimtarin dhe është përmendje (përkujtim) i Allahut. Prandaj dëgjimi i tij është adhurim.

Pra, nëse një person ndjenë nevojë që ta dëgjojë për ta larguar vetmin, për ta qetësuar zemrën e të çlodhet, atëherë nuk ka asnjë të keqe në këtë.”

Shpërndaje: