Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ska demonstrata në Islam

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi:Fetua Xhuddeh (32)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetësi: Çfarë është gjykimi për t’u bashkuar me grupet e tjera për të luftuar ligjet e njeriut?

Imam Albani: Kjo është e detyrueshme. A është kjo një pyetje?

Pyetësi: Çfarë është gjykimi për t’u bashkuar me grupet islame për të luftuar ligjet e njeriut?

Imam Albani: Nëse ju e përsërisni të njëjtën pyetje pasi thash se është e detyrueshme, atëherë mendoj se keni ndonjë prapavijë ashtu siç ka prapavijë pas këtij bashkimi. Çfarë do të thoni pikërisht me fjalën bashkim?

Pyetësi: Kryengritje.

Imam Albani: Allahu të udhëzoftë. Kështu shtrohet pyetja? Me kryengritje e ke për qëllim këto demonstrata, apo?

Pyetësi: Po.

Imam Albani: Siç po duket, ti nuk ke qenë me ne në mbrëmjen e kaluar. Ne kemi shpjeguar në lidhje me këtë në mënyrë thelbësore, dhe kemi theksuar se, këto demonstrata të cilat bëhet p.sh. për të dënuar ndonjë ligj me të cilin obligohet populli, janë prej praktikës së të huajve (jobesimtarëve) dhe nuk është e lejuar për myslimanët që të veprojnë ashtu.

Shpërndaje: