Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/ls–1434011.mp3
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”Disa thonë se hadithin që flet për hauarixhët, nuk është e lejueshme për ta aplikuar mbi protestuesit e ditëve të sotme ndaj një pushtetari të caktuar, se këto demonstrata janë paqësore dhe se ato nuk dënohen përveçse nga pasuesit e Bidateve.”
Përgjigje: ”Demonstratat nuk janë prej fesë Islame, për shkak të së keqes që ato shkaktojnë, nga ku myslimanët përçahen, vendi shkatërrohet dhe bëhet gjakderdhje dhe të këqija të tjera. Demonstratat nuk janë veprimi i duhur për zgjidhjen e problemeve, mirëpo zgjidhja është në të pasuarit e Kuranit dhe Sunnetit.
Fitnet që kanë ndodhur në të kaluarën, kanë qenë edhe më të mëdha sesa fitnet që po ndodhin tani. Mirëpo ata i trajtuan ato duke u mbështetur në mësimet e sheriatit e jo në rregullat e kufarëve dhe të demonstratave të importuara (nga jashtë). Këto nuk janë prej Islamit, kaosi nuk i përket Islamit. Islami bën thirrje për rregullime, durim, urtësi dhe që çështjet t’i referohen atyre që mund t’i zgjidhin, pra dijetarëve. Thotë Allahu i Madhëruar:
فَإِن تَنَازَعْتُمْ فِي شَيْءٍ فَرُدُّوهُ إِلَى اللّهِ وَالرَّسُولِ إِن كُنتُمْ تُؤْمِنُونَ بِاللّهِ وَالْيَوْمِ الآخِرِ
“Nëse nuk pajtoheni në ndonjë gjë, drejtojuni Allahut dhe të Dërguarit, nëse besoni Allahun dhe Ditën e Kiametit.” 4:59″