Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”A është prej metodologjisë Selefije dënimi i udhëheqësit, të përmendurit gabimet e tyre dhe shpifja ndaj tyre nëpër minbere? Si duhet këshilluar udhëheqësit sipas metodologjisë Selefite?”
Përgjigje: ”Kjo pyetje është bërë disa herë. Nuk është prej metodologjisë Selefite të përmendurit e gabimeve të udhëheqësve në publik. Kjo shpie në revolta dhe se njerëzit refuzojnë të dëgjojnë dhe të binden në atë që është e lejueshme. Kjo shpie në diçka që vetëm dëmton dhe nuk sjellë kurrfarë dobie.
Metodologjia e Selefëve është të këshilluarit e tij jo haptas, t’i shkruash letër, apo këtë gjë t’ia lejë dijetarëve të cilët kanë kontakte me atë në mënyrë që ata ta udhëzojnë në të mirën.
Mëkatet duhet përmendur pa përmendur mëkatarin. Zinaja, alkooli, kamata etj, duhet të dënohen pa përmendur ata që bien në to. Është e mjaftueshme për të dënuar mëkatet dhe të paralajmërohet ndaj tyre pa përmendur mëkatarin, pavarësisht nëse ai është udhëheqësi shtetërorë apo dikush tjetër.
Kur ndodhi sprova në kohën e Uthmanit (radija Allahu anhu), disa njerëz i thanë Usamah bin Zejdit (radija Allahu anhu): “A nuk do ta dënosh Uthmanin?”
Ai u përgjigj: “A të flas për të përpara njerëzve? Nëse unë do të flasë, këtë do ta bëj vetëm në mes meje dhe tij (fshehurazi) pa ua hapur derën e sherrit njerëzve të këqij.”
Kur ata filluan të keqen në kohën e Uthmanit radijallahu anhu dhe u dënua publikisht, fitnet, lufta dhe shkatërrimi u bë fakt, e që edhe sot do të gjesh gjurmë tek njerëzit nga e gjithë ajo që ndodhi në atë kohë. Kjo ishte çfarë shkaktoi fitnen në mes Aliut dhe Muaviut.
Uthmani dhe Aliu ishin vrarë për shkak të kësaj fitne. Shumë prej Sahabëve dhe të tjerëve u vranë për shkak të të folurit (dënimit) në publik. Si rezultat i kësaj, njerëzit filluan t’i urrejnë udhëheqësit e tyre dhe i vritnin ata.”