Imam Muhammed el-Amin esh-Shenkiti (v. 1393)
Burimi: Adua-ul-Bejan (2/227)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Allahu i Lartësuar ka thënë:
“Me të vërtetë ky Kuran udhëzon për rrugën më të drejtë, e besimtarët që bëjnë vepra të mira i përgëzon se ata pa dyshim do të kenë shpërblim të madh.” 17:09
Tek e vërteta dhe e drejta në të cilën ky Kur’an udhëzon, bënë pjesë edhe dënimet. Nëse një person zemërohet në një njeri dhe mendon ta mbysë atë, patjetër do t’i kujtohet se edhe ai do të mbytet nëse ai e bën këtë. Si rezultat, i kësaj ai nuk e bën krimin. Kështu pra, personi që donte ta vriste ai, do të jetë i gjallë. Nga ky fakt, ai nuk ka vrarë askënd, andaj as ai nuk do të vritet.
Kjo dëshmon se dënimi për veprimin e bërë, është një prej arsyeve më të forta që shumë njerëz nuk mbyten.
Allahu i Madhëruar ka thënë:
“Për ju ka shpëtim në dënimet e përcaktuara (merituara) o ju të zotët e mendjes, ashtu që të bëheni të përkushtuar (në Besimin e pastër).” 2:179
Kjo është padyshim nga metodat më të drejta dhe më të mira. Për këtë arsye ne shohim gjatë historisë, sa rrallë ndodhin vrasjet në vendet e botës që gjykojnë sipas librit të Allahut. Ekzekutimi i dënimit pengon vrasjet, të cilat Allahu përmend në ajetin e mësipërm.
Armiqtë e Islamit thonë se dënimi i tillë nuk është mençuri. Ata thonë se numri i popullatës po zvogëlohet për shkak të ekzekutimeve të shumta! Në vend të kësaj, dënimi duhet të jetë vetëm me burg!
Megjithatë, kjo thënie është e pavlerë dhe nuk përkon me urtësinë dhe drejtësinë e merituar. Burgu nuk pengon një person për të kryer vrasje. Pasi që dënimi i tillë nuk është aspak frikësues në krahasim me dënimin me vdekje dhe budallenjtë vazhdojnë me vrasjet e tyre.
Pikërisht vetëm me mos jetësimin e dënimeve të merituara sipas islamit, numri i shoqërisë zvogëlohet.