“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Dënimi për gruan e pabindur ndaj burrit të saj

Imam Husejn bin Mes’ud el-Bagavij (v. 516)

Burimi: Me’alimut-Tenzil (1/423)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Allahu (azze ue xhel) ka thënë:

وَاللاَّتِي تَخَافُونَ نُشُوزَهُنَّ فَعِظُوهُنَّ وَاهْجُرُوهُنَّ فِي الْمَضَاجِعِ وَاضْرِبُوهُنَّ فَإِنْ أَطَعْنَكُمْ فَلاَ تَبْغُواْ عَلَيْهِنَّ سَبِيلاً

“Sa për ato gra për të cilat ju shihni sjellje të dobët, në fillim i qortoni, (pastaj) mos pranoni të flini me to, (dhe më në fund) i rrihni ato (lehtë), e nëse ato kthehen përsëri te bindja, atëherë atëherë mos u sillni keq ndaj tyre.” 4:34

“…për të cilat ju shihni sjellje të dobët…” 

– Është mosbindja e tyre. Baza e mosbindjes është arroganca dhe kryelartësia [1].

“…në fillim i qortoni…” 

 Frikësoni ato me Allahun dhe paralajmëroni ato me gojë.

“…(pastaj) mos pranoni të flini me to…” 

– Dhe nëse nuk ka asnjë përfitim nga të frikësuarit me Allahun dhe paralajmërimi/këshilla me gojë, atëherë mos i pranoni ato në shtrat.

Ibn Abbasi (radijAllahu anhuma) ka thënë: “Në këtë rast, burri duhet t’ia kthejë gruas së tij shpinën në shtrat dhe nuk duhet të flasë me të.”

Të tjerët kanë thënë: “Burri duhet të qëndrojë larg gruas dhe të fle në një shtrat tjetër.”

“…i rrihni ato (lehtë).”

Dijetarët islam kanë thënë: Në rast të tillë, atëherë burri e rrahë atë me një siuak [2].”


[1] Pra, këto kanë lidhshmëri njëra me tjetrën, në mënyrë që secila sjell tjetrën, dhe si rezultat vjen mosbindja. Sa e sa porosi kemi nga ana e shpalljes për rrezikun e këtyre dy cilësive, të cilat sjellin mosbindjen. Andaj, nuk është çudi që edhe pesha e mosbindjes të jetë e madhe.

[2] Siuak është një degë e vogël e një peme të caktuar, e cila përdoret për pastrimin e dhëmbëve (sipas sunnetit), gjatësia e të cilit është aq e vogël saqë njeriu e bart me vete në xhep.

Shpërndaje: