Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Dëshiron të kompensojë ditët e Ramazanit në ditët e Ashures

Imam Salih bin Feuzan El-Feuzan
Sherh Umdet-il-Fikh (17)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Një grua dëshiron të kompensojë 8 ditë të humbura të Ramazanit. Nëse zgjedh të agjërojë në ditën e Ashures, a llogaritet si ditë e kompensuar nga Ramazani apo duhet të agjërojë ditën e Ashures dhe pastaj ta kompensojë ditën e humbur (të Ramazanit)?

Përgjigje: Kjo varet nga qëllimi i saj. “Veprat vlerësohen sipas qëllimeve.”1

Nëse ajo ka për qëllim kompensimin, kjo konsiderohet vetëm kompensim, e nëse ka për qëllim agjërimin e ditës së Ashures, kjo konsiderohet vetëm agjërim i ditës së Ashures. Prandaj ato nuk mund të kombinohen (të agjërohen së bashku me një nijet).


1 Profeti ﷺ ka thënë: ”Me të vërtetë, veprat vlerësohen sipas qëllimeve dhe secili do të shpërblehet sipas asaj që synojë.” Transmeton Bukhari (1) dhe Muslimi (1907).

Shpërndaje: