Alameh Abdurr-Rrahman bin Nasir es-Sa’di (v. 1376)
Tejsir-ul-Karim, fq. 564
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Allahu (azze ue xhel) ka thënë:
إِنَّ الَّذِينَ يُحِبُّونَ أَن تَشِيعَ الْفَاحِشَةُ فِي الَّذِينَ آمَنُوا لَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ فِي الدُّنْيَا وَالْآخِرَةِ وَاللَّهُ يَعْلَمُ وَأَنتُمْ لَا تَعْلَمُونَ
“Ata, të cilët dëshirojnë, që te besimtarët të përhapet imoraliteti, ata i pret dënimi i dhembshëm në këtë dhe në botën tjetër. Allahu di (të fshehtat) e ju nuk i dini.” 1
Kjo do të thotë ata që kënaqen me përhapjen e gjërave të neveritshme, të shëmtuara dhe të rënda:
لَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ فِي الدُّنْيَا وَالْآخِرَةِ
“… ata i pret dënimi i dhembshëm në këtë dhe në botën tjetër.”
Një ndëshkim që i shkakton dhimbje si zemrës ashtu edhe trupit. Sepse ai mashtron vëllezërit e tij muslimanë, ua dëshiron atyre të keqen dhe ka guxim të cenojë nderin e tyre. Nëse ky kërcënim me denim ka ardhur për atë që thjesht e don përhapjen e atyre të këqijave, atëherë si është puna me personin i shfaq dhe i bartë ato të këqija? Pavarësisht se ato të këqija burojnë nga ai apo nga tjetërkush.
E gjithë kjo është nga mëshira e Allahut për robërit besimtarë dhe që të ruhet nderi i tyre sikurse ua ka ruajtur jetën dhe pasurinë. Dhe i ka urdhëruar që të kenë çiltërsi mes vete, të duan për tjetrin atë që duan për vete, të urrejnë për tjetrin atë që urrejnë për vete.
وَاللَّهُ يَعْلَمُ وَأَنتُمْ لَا تَعْلَمُونَ
“Allahu di (të fshehtat) e ju nuk i dini.”
Prandaj, Ai ju mëson juve dhe ua sqaron atë që nuk e dini.
1 24:19