Alameh Ahmed bin Jahja en-Nexhmi (v. 1429)
Burimi: Hadithatu Imtihan Danmark li Surat-ir-Rasul (salaAllahu alejhi ue selem), fq. 210-211
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
”Muslimanët që jetojnë në vendet e kufrit janë të detyruar që të dënojnë këta pagan të padrejtë dhe agresor në një mënyrë që përputhet me Sheriatin dhe me urtësi. Ata duhet ti shkruajnë vendit dhe gazetës që i shtyp karikaturat. Secili grup duhet të shkruajë dhe duhet të shkruajnë shumë. Ata duhet ti´a dërgojnë protestat e tyre me shkrim kryeministrit të vendit.
Edhe vendet islame duhet të dërgojnë protestat e tyre dhe të shpjegojnë se Islami hedh poshtë këtë veprim të ligë dhe ekstrem. Ata duhet ti tërheqin ambasadorët e tyre nga vendi në të cilin karikaturat janë vizatuar dhe duhet përzënë ambasadorët e atij vendit.
Pakica muslimane në Skandinavi dhe Evropë duhet të shkruajnë protestat e tyre. Edhe nëse ata duan që të tregojnë zhgënjimin e tyre lidhur me këtë veprim ata duhet të qëndrojnë të qetë dhe të durueshëm. Ata nuk duhet të lejojnë idiotët në këto vende që të kenë një arsye për ti´u vërsulur muslimanëve.”