Alameh Bekr bin Abd-Allah Ebu Zejd
Burimi: Hirasetul-Fadiileh, fq. 18
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Allahu (subhanehu ue te ala) e ka dalluar burrin me disa gjykime të veçanta që përputhen me natyrshmërinë e krijuar të tij, ndërtimin fizik të trupit, mundësisë, veçorive, durimit, tipareve, forcës e fuqisë. Roli i burrit në përgjithësi është që të jetë jashtë shtëpisë dhe të punojë për të ushqyer familjen.
Gjithashtu, Allahu Subhaneh e ka dalluar gruan me disa gjykime të veçanta për të, që përputhen me natyrshmërinë e krijuar të saj, ndërtimin fizik të trupit, mundësisë, veçorive, durimin e qëndrueshmërinë e dobët, tipareve, forcës e fuqisë që ato kanë. Roli i gruas në përgjithësi është që të qëndrojnë në shtëpi, të kujdeset për detyrat brenda shtëpisë dhe të edukojë brezat e ardhshëm të umetit. Allahu ka treguar se si gruaja e Imranit tha:
وَلَيْسَ الذَّكَرُ كَالْأُنْثَىٰ
“E mashkulli nuk është si femra.” 3:36
I pastër është Ai nga çdo e metë në krijim, urdhër, gjykim e ligjësim. Thotë Allahu:
أَلَا لَهُ الْخَلْقُ وَالْأَمْرُ ۗ تَبَارَكَ اللَّهُ رَبُّ الْعَالَمِينَ
“Vetëm Atij i përket krijimi dhe sundimi. I Shenjtëruar dhe i Lartësuar është Allahu, Zoti i gjithësisë!” 7:54
Nga njëra, anë kemi dëshirën e Allahut universale që ka të bëjë me krijimin, formësimin dhe kompetencat. Në një tjetër, anë ne kemi dëshirën e Allahut fetare që ka të bëjë me urdhërimet, gjykimet dhe ligjësimin. Por, që të dyja këto dëshira janë bashkuar për të mirën e robërve, për të mirën rregullit të kësaj bote dhe në mënyrë që t’i rregullojë sistemin e jetës individit, familjes, xhematit dhe bashkësisë njerëzore.