Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A i detyron Rabi el-Medkhali të tjerët që të bëjnë tebdi mbi kundërshtarët e tij?

Shejkh Muhammed bin Umer Bazmul
Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=135099

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=iAw-X8OV5WU

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Si duhet reaguar ndaj atyre që thonë se Shejkh Rabi i detyron të tjerët që të bëjnë tebdi mbi kundërshtarët e tij dhe se kjo nuk ka asgjë të bëjë me metodologjinë Selefite?

Përgjigje: Unë nuk di që Shejkh Rabi i detyron të tjerët që të bëjnë tebdi mbi kundërshtarët e tij. Ajo që unë di është se Shejh Rabi i kushton rëndësi të madhe përhapjes së Sunnetit dhe sqarimit të tij, dhe paralajmëron kundër bidateve dhe pasuesve të bidatit. Nëse ai pyetet ose është ulur në një grup me studentë dhe kjo çon në fjalë apo pyetje në lidhje me gjendjen e Ehl-us-Sunnetit dhe gjendjen e pasuesve të bidateve dhe përshkrimin e njerëzve që kanë rënë në bidate, ai e sqaron atë me argument. Kur ai e sqaron këtë me argument, ai dëshiron që studenti i kuptueshëm që i dëgjon argumentet të luftoj për të vërtetën dhe të sqarojë të vërtetën me dëshmi. Ai nuk e detyron askënd që ta pasojë atë verbërisht ose që të ndjekë mendimin e tij pa prova dhe dëshmi. Kjo është ajo që unë di në lidhje me gjendjen e Shejkh Rabisë.

Sikurse thashë unë nuk di që Shejkh Rabi i detyron njerëzit për të bërë tebdi mbi kundërshtarët e tij. Shejkh Rabi megjithatë i detyron njerëzit që të pasojnë argumentet. Nëse argumenti pastaj dëshmon dhe përcakton faktin se veprimi i një personi është bidat dhe Shejkhu ia sqaron çështjen studentit, studenti duhet të pasojë argumentin. Përndryshe, personi braktis Librin e Allahut, Sunnetin e të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem) dhe metodologjinë Selefite.

Ndoshta personi i cili ka thënë se Shejkh Rabi i detyron të tjerët që të bëjnë tebdi mbi kundërshtarët e tij e ka keqkuptuar këtë situatë dhe këtë rast, sepse ne nuk e dimë se Shejkh Rabi ka mëri kundër këtyre njerëzve për shkak të problemeve personale apo interesave personale. Unë e di se Shejkh Rabi ka mëri dhe paralajmëron vetëm kundër njerëzve për shkak se ata e kundërshtojnë Kuranin, Sunnetin dhe metodologjinë Selefite. Njerëzit janë të detyruar të pasojnë Kuranin, Sunnetin dhe metodologjinë Selefite.

Kjo është ajo që unë di për Shejkh Rabin – Allahu e ruajt. Unë nuk jam duke thënë se ai është i pa gabime dhe i përsosur. Edhe pse ai bën gabime sepse ai është vetëm një njeri. Megjithatë, unë them se kjo është ajo që unë di në lidhje Shejkhut dhe Allahu e di më mirë.

Shpërndaje: