Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Devijimet e Ebu Hamid el-Gazalit në librin Ihja Ulum-id-Din

Imam Muhammed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)

Burimi: Fataua Xhudah (29)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Ky libër ”Ihja Ulum-id-Din” i Ebu Hamid el-Gazalit, është kritikuar nga dy aspekte:

1 – Në lidhje me pjesën e parë të librit që ka të bëjë me besimin, ai promovon besimin e Esharive. Besimi i Esharive kundërshton besimin e Ehl-ul-Hadithit dhe veçanërisht të Imam Ahmedit (rahimehullah). Ebu Hamid el-Gazali shtrembëron ajetet dhe hadithet që kanë të bëjnë me cilësitë e Allahut, duke përfshirë fjalët e Allahut (Te ala):

الرَّحْمَنُ عَلَى الْعَرْشِ اسْتَوَى

”I Gjithëmëshirshmi u ngrit mbi arsh.” 20:5

Ai e shpjegon ajetin në përputhje me shpjegimin e atyre që jetuan më vonë (pas brezeve të arta).

2 – Ai anon kah Tasavvuf. Ai vërtet ishte i zhytur në të.

Shpërndaje: