Alameh Zejd bin Muhammed el-Medkhali (v. 1435)
Burimi: El-Irhab, fq. 96-97
Përktheu: Valdet Gashi
Të kthehemi prapë duke përmendur shembuj të gabimeve të individëve të cilët kanë kundërshtuar dijetarët në Arabinë Saudite dhe sillen keq ndaj pushtetarëve të vendit. Një prej tyre1 tha në librin e tij “Ua’du Kissinger” në lidhje me Luftën e Gjirit, aleanca e të cilit ishte miratuar nga dijetarët për shkak të situatës së trazuar emergjente që mbizotëronte:
“Tani e tutje dhe pasi e kemi paraqitur çështjen nga fillimi i saj, nga thelbi i saj, si dhe kemi paraqitur strategjitë dhe planet, pyetja shtrohet nëse ende bëhet fjalë për ”të kërkuarit ndihmë nga kufarët!”, të cilën e mendojnë dijetarët, vëllezërit e admirueshëm që i takojnë mendimit të parë, … Kur vjen puna tek realiteti ai është ndryshe. Komisioni i Përhershëm për Fetua thotë se bëhet fjalë për kërkimin e ndihmës, ndërsa të tjerët thonë se bëhet fjalë për pushtim!”2
Them: Këto fjalë përmbajnë fyerje nga dy aspekte, që ai i cili i nënçmon përfundon në një humbje. Ai është i detyruar që të pendohet sinqerisht para se të vdesë.
Aspekti i parë: dijetarët të cilët nuk janë të paktë në numër.
Aspekti i dytë: Pushtetari i muslimanëve mendimi i të cilit është më i mirë se sa i qytetarëve. Kjo vlen veçanërisht për luftën e Gjirit dhe të ngjashme. E si të flasim kur mendimi kundërshtues është në kundërshtim me mendimin më të saktë! Nuk duhet kthyer ky mendim por duhet shikuar mendimin e shumicës të cilin e miratoi edhe pushtetari. Ne e bëjmë hamd Allahun për rezultatet e lavdërueshme të fituara prej mirësive të Allahut, dhe pastaj falenderojmë ata që janë udhëzuar në këtë pikëpamje. Kështu Allahu shmangu një të keqe të gjerë dhe rrezik që ishte gati të ndodh në vendin tonë. Allahu asgjësoi mashtrimin e mashtruesve dhe frymëzimin e terroristëve. Ata u zbuluan dhe politika e tyre dështoi. Kjo ishte një mëshirë nga Allahu për umetin musliman dhe vendin musliman.
1 Do të thotë Sefer bin Abdirr-Rrahman el-Hauali.
2 Fq. 126-127.