Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Dexhalli dhe disa gjëra rreth tij

Burimi: ”Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, nr.7114

Kryetar: Abdul Aziz Ibn Abdullah Ibn Baz
Zv.Kryetar: Abdur-razak Afijfij
Anëtar: Abdullah Ibn Gudejan
Anëtar: Abdullah Ibn Ku`ud

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetja e tretë: Është treguar në disa hadithe të profetit (salAllahu alejhi ue selem) ngjarja e Dexhallit. Çfarë do të thotë Dexhal? A ekziston ai tani apo jo? Ku është ai tani? Cili është kuptimi ”ai është i verbër (në njërin sy)” gjë të cilën na e ka treguar profeti (salAllahu alejhi ue selem), a është kjo e vërtetë apo joreale? Na e sqaroni të vërtetën e kësaj çështjeje me atë dije që gjendet te ju dhe Allahu iu shpërbleftë me xhenetin Firdeus.

Përgjigje: Dexhall rrjedh nga fjala dexhele që do të thotë të gënjesh (shumë) dhe të frikësosh, sepse ai do të pretendoi që është zot dhe kjo është prej gënjeshtrave më të mëdha.

Ai tani ekziston, ndërsa sa i përket verbërisë së tij (në njërin sy) ajo është reale, pasi origjina tek fjalët është realiteti.

Dalja e mesihut Dexhall është diçka e cila është vërtetuar nga profeti (salAllahu alejhi ue selem) në shumë hadithe të sakta dhe muteuatire.

Suksesi është nga Allahu. Lavdërimi dhe bekimi qoftë mbi të dërguarin tonë Muhamedin, mbi familjen dhe shokët e Tij.

Shpërndaje: