Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Mexhmu-ul-Fataua (18/280-281)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Ka beduinë që japin mish për zekatul-fitr. A lejohet kjo?
Përgjigje: Kjo nuk është e saktë. Profeti ﷺ urdhëroi një sa’a (sasi matëse e vëllimit) ushqim. Mishi matet me peshë dhe nuk matet me vëllim. I dërguari ﷺ urdhëroi pra një sa’a ushqim.
Ibn Umeri (radijAllahu anhu) ka thënë:
“I dërguari i Allahut ﷺ urdhëroi që një sa’a hurme ose një sa’a me drith të paguhet si zekatul-fitr.”
Ebu Seid el-Khudri (radijAllahu anh) ka thënë:
“Në kohën e profetit ﷺ paguanim një sa’a ushqim. Atëherë ushqimi ynë përbëhej nga hurmet, elbi, rrushi i thatë dhe gjiza.”
Prandaj, mendimi i saktë i dijetarëve është se është e pavlefshme për të paguar zekatul-fitrin në formën e të hollave, rrobave apo dyshekëve. Mendimi që thotë se është e vlefshme që zekatul-fitri të paguhet me të holla, duhet të injorohet. Përderisa ka argumente të qarta nga i dërguari i Allahut ﷺ nuk merren parasysh fjalët e dikujt tjetër. Logjika nuk ka të drejtë të ketë diskrecionin e vet për të anuluar sheriatin. Nuk ka dyshim se zekatiul-fitri është i vlefshëm vetëm në formë të ushqimit. Pavarësisht se çfarë mallrash janë në vend kështu që është e vlefshme për të paguar ato për zekatul-fitr.