Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Lika el-Bab el-Maftuh (18 B), min: 41.00
Përktheu: Valdet Gashi
Pyetje: A ka argument në Kuran dhe në sunnet se personi në këmbë duhet ta përshëndes për dore secilin person që është ulur?
Përgjigje: Unë nuk e di se është transmetuar në sunnet prandaj edhe pse nuk duhet të veprosh kështu. Tani disa njerëz përshëndeten për dore me të gjithë në një tubim, nga i pari deri tek i fundit. Kjo nuk është e ligjësuar aq sa di unë. Përshëndetja për dore gjatë takimit. Nuk i përkiste praktikës së të dërguarit ﷺ dhe praktikës së shokëve të tij të përshëndeturit për dore njerëzve kur ata nuk vinin në një ndejë. Kur i dërguari ﷺ hynte në një ndejë ai u ulej në fund. Ai nuk shkonte për ti përshëndetur për dore të gjithë. Unë as nuk kam dëgjuar se njerëzit ngriteshin për ti’a dhënë dorën atij aty ku ai ishte ulur në fund të tubimit.
Me këtë që u tha dhënia e dorës në këtë mënyrë nuk është e ligjësuar. I kam pyetur dijetarët tanë të pranuar për këtë dhe ata thanë se nuk dinë që ky veprim të ketë një bazë në sunnet.