Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Dhuna e burrit ndaj gruas, ia lejon asaj që ta kërkojë shkurorëzimin

Imam Muvefekud-Din bin Kudameh el-Makdisi 

Burimi: El-Mughni (10/273)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Nëse burri e rrah gruan e tij ngase ajo është pabindur dhe e privon nga të drejtat e saj, nuk është e ndaluar për të që të kërkojë shkurorëzim, ngase ky veprim nuk është mosrespekt i kufijve të Allahut. Në disa formulime të hadithit të Habibes thuhet se ajo ishte gruaja e Thabit bin Kajsit, e ky e rrahu atë sa që ia theu brinjën asaj. Si rezultat, ajo shkoi tek i dërguari i Allahut , i cili e thirri Thabitin dhe i tha: 

“Merr një pjesë nga mehri i saj dhe shkurorëzoje!”

gjë të cilën ai e bëri. Kjo transmetohet nga Ebu Daudi.

E njëjta gjë vlen nëse burri e rrah gruan padrejtësisht për shkak të sjelljeve të tij të këqija, dhe raste tjera të ngjashme.

Shpërndaje: