Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Dhuratat ndaj të punësuarve janë ryshfet

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/13615

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Çfarë do të thotë hadithi:

هدايا العمال غلول

”Dhuratat ndaj punëtorëve janë keqdashëse (gulul)?

Përgjigje: ”Për qëllim është ryshfeti. Me punëtorët është për qëllim punonjësit. Ata nuk duhet të marrin dhurata nga njerëz si kontabilistët, avokatët etj. E njëjta gjë vlen edhe për ata të cilët janë përgjegjës për mbledhjen e zekatit.

Ata të cilët janë të punësuar si mbledhës të zekatit nuk duhet të marrin dhurata, ngase kjo është një formë e ryshfetit. Profeti salAllahu alejhi ue selem lejoi një njeri i cili quhej Ibnul-Lutbijjeh që të jetë përgjegjës për mbledhjen e zekatit. Ai erdhi tek i dërguari salAllahu alejhi ue selem dhe tha: ”Kjo është për ju dhe kjo më është dhënë mua dhuratë!”

Si rezultat i kësaj, i dërguari salAllahu alejhi ue selem hipi në minber dhe u tha sahabëve:

ما بال الرجل نستعمله على ما ولانا الله عليه ثم يأتي ويقول هذا لكم وهذا أهدي إليَّ ، أفلا جلس في بيت أمه فيرى هل يُهدى إليه

”Si është puna me atë të cilin ne bëjmë përgjegjës për diçka që Allahu na ka lënë në besim dhe pastaj vjen dhe thotë: ”Kjo është për ju dhe kjo më është dhënë mua dhuratë?!” Sikur të qëndronte në shtëpi tek nëna e tij do ta shihte se a do t’i jepej ndonjë dhuratë.”

Profeti salAllahu alejhi ue selem e konsideroi këtë vepër si keqdashje. Prandaj, është obligim për të punësuarit në të gjitha pozitat që të mos pranojë asnjë dhuratë nga askush prej punëtorëve të tyre apo nga ata që i kanë në përgjegjësi, sepse kjo është një formë ryshfeti. Kurse Profeti salallahu alejhi ue selem ka mallkuar atë i cili merr ryshfet dhe jep ryshfet. Kjo është posedim/fitim i paligjshëm të cilën Allahu Subhanehu ue Te’ala e ka ndaluar.”

Shpërndaje: