Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Dhuroi zekatul-fitrin në ditën e parë të Ramazanit

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Mexhmu-ul-Fataua (18/266-267)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Para se të vija në Mekë kam paguar zekatul-fitrin në ditën e parë të Ramazanit në Egjipt. Unë tani qëndroj në Mekë dhe pyes nëse duhet të paguajë zekatul-fitrin përsëri?

Përgjigje: Po. Ti je i detyruar të paguash zekatul-fitrin sepse e ke paguar para kohës së tij. Vepra ndërlidhet me një kohë të caktuar. Zekati ndërlidhet me përfundimin e agjërimit. Është e njohur përgjithësisht se agjërimi i Ramazanit përfundon kur Ramazani të përfundojë. Nuk lejohet të paguhet zekaul-fitri para se dielli të perëndoi në ditën e fundit të Ramazanit. Megjithatë, është lehtësuar pagimi i tij dy ditë para përfundimit të muajit. Megjithatë, kjo duhet të bëhet vetëm si lehtësim. Përndryshe koha e tij e vërtetë është kur dielli të perëndoj në ditën e fundit të Ramazanit. Vetëm atëherë agjërimi i Ramazanit ka përfunduar. Prandaj më së miri është që nëse ke mundësi, ta paguash atë para sabahut.

Shpërndaje: